Smart Home V Tac – Rri i lidhur me shtëpinë tënde

Smart Home V Tac – Rri i lidhur me shtëpinë tënde

Instalimi i një sistemi automatizimi në shtëpi apo në zyrë, deri vonë ishte padyshim i shtrenjtë dhe dhe i lodhshëm, mbi të gjitha, i ndërlikuar për tu menaxhuar dhe për të zhvilluar zgjidhje alternative ishte e nevojshme të investoni shumë kohë dhe para.

Sot e gjithë kjo i përket të kaluarës pas lancimit të sistemit V-Tac Smart Home I cili bën të mundur që të shndrrojë çdo pajisje elektronike në pajisje intelegjente të lidhur me WiFi dhe konvertimin e çdo shtëpie në një shtëpi intelegjente, ekonomikisht dhe me lehtësi.

V-Tac Smart Home

Rri i lidhur me shtëpinë tënde me V-Tac Smart Home.Ktheni prizat e thjeshta shtëpiake në prizat e V-tac Smart Home dhe shijoni përvojën inovative ku mund ti kontrolloni të gjitha pajisjet tuaja elektronike përmes aplikacionit V-TAC apo përmes zërit me Amazon Alexa ose Google Home.●Priza V-tac SMART kanë sensorë të ndjeshëm prekjeje dhe një dizajn modern që përputhet me çdo interier të shtëpisë dhe janë të ndërtuar me cilësi të lartë.●Priza V-tac SMART është e lehtë për t'u instaluar dhe funksionon vetëm përmes WiFi, pa pasë nevojë për paisje tjera shtesë.Thjesht caktoni një emër secilës prizë të V-tac dhe aktivizoni çdo pajisje – Bojler, llampë, klimë, kamerë, TV etj – dhe kontrolloni pajisjet tuaja menjëherë nga celulari juaj, prej kudo në çdo kohëDistributor: ACN?Adresa: Përballë fabrikës Lesna – Fushë Kosovë, Zona Industriale☎️+383 44 34 44 3

Gepostet von ACN am Dienstag, 17. September 2019

Ndërprerës “on-off”, mbajtëset e llambave, prizat e integruara “Touch”, drejtuesit e ndriqimit LED, kamerat e shtëpisë e deri tek temperature e dhomës, të gjitha me lidhje Wi-Fi, janë në dispozicion tuaj me V-Tac Smart Home. Për të vendosur një sistem kompleks automatizimi në shtëpi, duhet vetëm që thjesht të zbuloni “pajisjen” në rrjetin Wi-Fi përmes ruterit që do t’i caktojë një adresë IP secilës pajisje, pa pasë nevojë për pajisje tjera shtesë përpos ndërprerësit dhe aplikacionit V-tac në celularin tuaj i cili është disponueshëm për IOS dhe Android.

Sistemi Smart Home V-TAC funksionon me Amazon Alexa dhe me Google Home, Nga rehatia e vendit ku jeni përmes zërit ju mund të fikni dritat me një komandë “OK Google, fikni llambën hyrëse” dhe, pasi të keni dalë nga zyra ose shtëpia, mundeni, me një komandë të vetme zëri, të fikni të gjitha pajisjet ose, nëse dëshironi, të gjitha ndërprerëset pa pasur nevojë ta bëni atë manualisht.

Smart Home V-TAC është një sistem me të vërtetë SMART, i pjekur, i besueshëm dhe që lejon, me shpenzime të ulta, të automatizojë një zyrë ose një shtëpi dhe të hyjë në botën e Asistentëve Dixhitalë që me të vërtetë ofrojnë potencial të pakufizuar.