“S’më besohet që u bullizova”, Rina Balaj tregon eksperiencën e saj të pakëndshme

“S’më besohet që u bullizova”, Rina Balaj tregon eksperiencën e saj të pakëndshme

Reperja Rina Balaj përdor shpesh rrjetet sociale për të dhënë mesazhe të rëndësishme për ndjekësit e saj.

Ditën e sotme, ajo ka vendosur t’i qëndrojë pranë dhe t’i japë një mbështetje të gjithë personave të bullizuar.

“Është më mirë të bullizohesh, sesa të jesh një bullizues. Të gjithë ata që bullizohen çdo ditë, më besoni… Zoti ka plane më të mëdha për të ardhmen tuaj.”- shkruante Rina në postimin e saj në InstaStory.

Mirëpo, pas këtij mesazhi, diçka e pakëndshme i ka ndodhur edhe vetë reperes.

Ajo është bullizuar për faktin që i ka këshilluar njerëzit të mos bullizojnë, situatë e cila nuk i ka pëlqyer aspak.

E zhgënjyer, ajo ka publikuar një tjetër mesazh për ndjekësit e saj: “S’më bezohet që u bullizova për shkak se i thashë njerëzve të mos bullizojnë. Shum n’gjendje t’rond jemi si popull.”- shkruan Rina në postim.