Snajperistët shqiptarë hyjnë ilegalisht në territorin e Kosovës – shkatërrojnë faunën

Snajperistët shqiptarë hyjnë ilegalisht në territorin e Kosovës – shkatërrojnë faunën

Fauna në Bjeshkët e Sharrit po shkatërrohet nga gjuetarë të ndryshëm të cilët për çdo fundjavë po dalin në atë pjesë të Kosovës për gjueti.

Duke e kaluar ilegalisht kufirin nga jugu i Kosovës, gjuetarët me një kalë dhe snajper në krah po i mbysin dhitë e egra të llojit “Rupicapra”, kafshë kjo e ndaluar për gjueti.

Kështu i kanë thënë Expressit, bjeshkatarë kosovarë të cilët dalin në natyrë në atë pjesë të Kosovës. Sipas tyre, kjo kafshë, dhia e egër, po mbytet me snajper, po copëtohet dhe pastaj në thasë po depërtohet për në Shqipëri.

Vite më parë, kur KFORI ishte përgjegjës për kufijtë e jugut të Kosovës, lloji kësaj kafshe, dhia e egër ‘Ruciapra’ kishte filluar që të shtohet. Por siç duket ky lloj tash po shkon drejtë zhdukjes nga gjuetia ilegale që këta personapo e bëjnë në atë pjesë

Ende nuk dihet nëse indtitucionet e vendit janë në dijeni për këtë fenomen.

Megjithëkëtë, javë më parë edhe një kafshë e egër e mbrojtur me ligj është mbytur nga nga disa fshatarë në Podujevë. Një rrëqebull është zënë me kurth në një fshat në Podujevë. Pastaj, dyshohet se kafshën e mbrojtur me ligj e kanë mbytur. Agron Shabani ka dhënë tri versione për kafshën tepër të rrallë në Kosovë. Së pari ka thënë se atë e ka shitur, pastaj e kanë vrarë dhe në fund ka thënë se e njëjta ka ikur. Për gjithë këto veprime llapjani rrezikon të shkojë në burg. Ky banor rrezikon të dënohet deri në tri vjet burgim.

Kjo për shkak që ai  dyshohet se ka vrarë një kafshë të egër e cila është e mbrojtur me ligj.