Familja, miqtë si dhe bashkëpunëtorët u mblodhën në bu" />

Snoop Dogg falendëron vetveten për suksesin në “Walk of Fame”

Snoop Dogg falendëron vetveten për suksesin në “Walk of Fame”

Snoop Dogg është bërë me yllin e tij në bulevardin e famshëm të Hollivudit.

Familja, miqtë si dhe bashkëpunëtorët u mblodhën në bulevardin në Los Angeles.

“Të bëhesh me yll në Walk of Fame është nder i madh që një artist mund të marrë dhe nëse dikush e meriton atë, ky është Snoop Doggy Doggy. Unë e përgëzoj”, tha moderatori Jimmy Kimel.

Pasi falënderoi kolegët dhe familjen që e kanë mbështetur për vite me radhë, artisti nuk harroi të falenderonte veten.

“Në fund, do të doja të falenderoj vetveten, dua të falenderoj për besimin në vetvete dhe sepse kam punuar shumë”, tha reperi.

Reperi hyri në tregun amerikan të muzikës në fillim të viteve 1990. Përgjatë 28 vjetëve, Snopp Dogg ka nxjerrë në shitje 16 albume.