
Një sociolog nga Katari ka shkaktuar debat të madh në rrjete sociale, pasi postoi një video në internet në të cilën i mëson burrat myslimanë se si duhet t’i rrahin gratë e tyre.
Abd Al-Aziz Al-Khazraj e ngarkoi videon në kanalin e YouTube “Al-Mojtama”, video kjo e cila i mëson burrat t’i dënojnë gratë e tyre me ligjin islam, transmeton Gazeta Express.
Ai shihet në video duke demonstruar teknika në një djalë të ri, përderisa i drejtohet kamerës dhe thotë: “Disa njerëz e godasin atë në fytyrë… Kjo nuk është e lejuar”.