Pas arritjes në aeroport, Bashota tha se Gjykata Speciale i ka ofruar një marrëveshje e cila potencialisht, sipas tij, do të ishte e favorshme për të në këtë proces, por e dëmshme" />

Sokol Bashota kthehet nga Haga: Gjykata Speciale më ofroi marrëveshje të favorshme për mua

Sokol Bashota kthehet nga Haga: Gjykata Speciale më ofroi marrëveshje të favorshme për mua

Pas arritjes në aeroport, Bashota tha se Gjykata Speciale i ka ofruar një marrëveshje e cila potencialisht, sipas tij, do të ishte e favorshme për të në këtë proces, por e dëmshme për procesin në të cilin ka kaluar UÇK-ja.

“Për dy ditë jam intervistuar si i dyshuar. Jam përgjigjur në pyetjet që kanë qenë të favorshme për mua, dhe i kam kundërshtuar tjerat. Ajo që më ka shqetësuar është dje mua më është ofruar një marrëveshje që do të ishte e favorshme për mua, por do të dëmtonte UÇK-në. Një marrëveshje që do të më ndihmonte gjatë procesit në të ardhmen, por e dëmshme për procesin në të cilin ka kaluar UÇK-ja”, u shpreh Sokol Bashota.

“Nuk jam përgjigjur në ato pyetje që s’kanë të bëjnë me mua. Nuk ka asnjë aktakuzë ndaj meje”, deklaroi Bashota.

Avokati i tij tha se për detaje nuk do të flasim.

“Jemi ballafaquar me prokurorinë, me argumente. Nuk ka bazë ligjore për atë marrëveshje, e cila nga ne është parë potencialisht e dyshimtë nga ne. Ka pasur risi, ka pasur propozime të ndryshme, por ne i kemi kundërshtuar fuqishëm këto. Në ftesë nuk i është caktuar statusi, por atje kemi kërkuar sqarime shtesë, nëse është i dyshuar apo dëshmitar, është konfirmuar se është i dyshuar”, tha ai.

Avokati i tij tha se Bashota ishte kategorik që të mos pranohej marrëveshja e ofruar.