Sokol Zogaj demanton mediet, nuk u shkarkua nga ministrja e Drejtësisë

Sokol Zogaj demanton mediet, nuk u shkarkua nga ministrja e Drejtësisë

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, ka demantuar lajmet nëpër media të cilat thotë se atë e ka suspenduar ministrja e Drejtësisë, për shkak të vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Zogaj ka thënë për Gazetën Insajderi se “tash është në punë dhe nuk është i vërtetë lajmi për suspendim”.

Por në këtë rast është suspenduar ushtruesi i detyrës së drejtorit të Burgut në Prizren, Destan Zogaj./Insajderi.com