Solskjaer: Greenwood po bëhet i mirë e më i mirë

Solskjaer: Greenwood po bëhet i mirë e më i mirë

Ole Gunnar Solskjaer, ka deklaruar se është mjaft i kënaqur me përparimin e Mason Greenwood, që nga koha kur ai ka filluar ta aktivizojë atë në ekipin e parë.

“Ne kemi bërë mirë që gjatë gjithë sezonit, i kemi dhënë atij gjithnjë e më shumë hapësirë, gjithnjë e më shumë kohë dhe ndeshje. Kjo nuk ishte e lehtë për një djalë të ri, ai ende mund të luante në ekipin e të rinjëve në FA, ai është akoma shumë i ri dhe duhet të kujdesemi për të. Ai [Greenwood] është një qendërsulmues, por i pëlqen të zhvendoset më gjerë, i pëlqen të përballet përpara dhe ky është një rol i ndryshëm nga roli i sulmuesit qendror, Trupi i tij [Greenwood] po plotësohet dhe ai mund ta luajë atë pozicion [qendërsulmues]. Siç̧ kemi parë me Marcus dhe Anthony, ata janë futbollistë të mirë dhe golashënues të mirë, gjithashtu kanë edhe lëvizje të mira.”, deklaroi ndër të tjera Solskjaer, në vigjilje të përballjes kundër Bournemouth, raporton Insajderi.

Mason ka shënuar 13 gola për United në këtë sezon, në të gjitha garat dhe ka bindur Solskjaer që të startojë me të në ndeshjet e fundit që ekipi anglezë ka zhvilluar./Insajderi.com