
Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, shpreson që forma mbresëlënëse e skuadrës së tij të kohëve të fundit do të jetë e mjaftueshme për t’i pare ata duke e mposhtur Manchester City-n.
Ole Gunnar Solskjaer tha se Manchester United nuk do të ketë justifikime për dështimin për të arritur në finalen e Kupës Carabao dhe beson se këmbët më të freskëta mund t’i japin skuadrës së tij epërsinë ndaj Manchester City.
United, i cili përballet me ekipin e Pep Guardiolas në ndeshjen gjysmëfinale të së mërkurës, raporton Goal.
United mposhti Aston Villa në Premier League të premten mbrëma, duke u dhënë atyre pesë ditë pushim përpara përballjes së derbit.
Ndërkohë, City, luajti të dielën pasdite kundër Chelsea në kampionat. /Insajderi.com