Solskjaer tregon çka pret prej Edinson Cavani-it

Solskjaer tregon çka pret prej Edinson Cavani-it

Ne ditën e fundit të afatit kalimtarë veror, Manchester United, ka siguruar transferimin me parametra zero të sulmuesit nga Uruguai, Edinson Cavani, i cili u lirua nga Paris Saint-Germain, pasi kontrata e tij skadoi dhe nuk pati dëshirë reciproke për vazhdim të saj.

“Edinson është një profesionist me përvojë i cili gjithmonë jep gjithçka për ekipin e tij. Rekordi i tij i shënimit të golave për klubin dhe vendin është fantastik dhe jemi të kënaqur që nënshkruajmë një lojtar të kalibrit të tij.”, tha fillimisht OLE, transmeton Insajderi.

“Do të sjellë energji, fuqi, lidership dhe një mentalitet të shkëlqyeshëm në skuadër, por më e rëndësishmja, do të sjellë gola. Ka pasur një karrierë të shkëlqyeshme deri më tani, duke fituar trofe pothuajse në çdo klub për të cilin ka luajtur, dhe ka akoma shumë më shumë për të dhënë në nivel më të lartë.”, shtoi ai.

“Mundësia për lojtarët tanë të rinj për të mësuar nga njëri nga golashënuesit më të mirë të Evropës gjatë 10 viteve të fundit është fantastike dhe do t’u sjellë dobi atyre me të vërtetë përpara. Edinson e di saktësisht se çfarë duhet për të pasur sukses dhe të gjithë po presim me padurim ta shohim atë të ndikojë në Manchester United.”, përfundoi Solskjaer.

Cavani pritet të veshë fanellën me numrin 7, e cila është legjendare te United, ndërsa, pas Cristiano Ronaldos, secili lojtarë që e ka mbajtur këtë fanellë, duke përfshirë, Michael Owen, Antonio Valencia, Angel Di Maria dhe në fund, Alexis Sanchez, kanë dështuar të tregojnë veten te United dhe rrjedhimisht, ose janë larguar ose e kanë ndryshuar numrin(rasi i Antonio Valencia)./Insajderi.com.