Sondazh në Insajderi: Kush do ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve?

Sondazh në Insajderi: Kush do ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve?

Me përfundimin e dy ndeshjeve të kthimit të zhvilluara të mërkurën mbrëma, janë mësuar emrat e katër skuadrave që do të kërkojnë lavdinë evropiane këtë sezon.

Ajaxi, Tottenhami, Barcelona dhe Liverpooli, janë skuadrat që e kanë siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale.

Ajaxi do të përballet me Tottenhamin, ndërsa Barcelona me Liverpoolin.

Ajaxi është befasia e madhe e këtij sezoni të kompeticionit më të lavdishëm të futbollit për klube. Duke eliminuar skuadra të mëdha si Real Madridi e Juventusi, Ajaxi është bërë ekip i frikshëm për të gjithë, siç ishte dikur.

Për nga befasia, nuk mbetet shumë prapa as Tottenhami. Ekipi anglez ka eliminuar Dortmundin dhe Manchester Cityn. Në këtë mënyrë, Tottenhami duket ekip serioz në këtë sezon të Ligës së Kampionëve.

Në anën tjetër, pasi eliminoi Lyonin, Barcelona e shkatërroi edhe Machester Unitedin, për t’u konfirmuar edhe njëherë pretendent në këtë kompeticion, siç ka ndodhur shpesh viteve të fundit.

Liverpooli, pas finales së humbur kundër Real Madridit, ka mësuar në Ligën e Kampionëve. Me futbollistë të fortë dhe histori të lavdishme në Evropë, Liverpooli është rikthyer edhe njëherë pretendent në këtë garë.

Ajax, Tottenham, Barcelona, Liverpool.

Kush do ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve?

VOTONI!