Sonte derbi i madh anglez në mes Liverpool e Arsenal

Sonte derbi i madh anglez në mes Liverpool e Arsenal

Premier Liga na sjellë sonte derbin e madh në mes të Liverpool dhe Arsenal

Të dy ekipet i kanë nga dy fitore në dy ndeshjet e para dhe do të luftohet për rezultat pozitiv deri në minutën e fundit, sidomos pasi Manchester City e ka humbur dje ndeshjen, njofton Insajderi.

Jurgen Klopp dhe Mikel Arteta, kanë thurrur lavde për njëri tjetrin para këtij takimi dhe kanë treguar respekt maksimal.

Të dy trajnerët, do të kenë disa shqetësime me mungesa të lojntarëve dhe me disa të tjera që janë diskutabile.

Tek Liverpool, mungojnë Henderson, Matip dhe
Chembo, ndërsa në dyshim janë Alisson dhe Alcantara.

Tek ekipi i Arsenal, Chambers, Martinelli dhe Mustafi, ndërsa në dyshim janë Sokratis dhe Tirney.

Ndeshja luhet në Anfield dhe fillon nga ora 21:00./Insajderi.com.