Sonte fillon Liga e Kampionëve

Sonte fillon Liga e Kampionëve

Sonte do të fillojë sezoni i ri i Ligës së Kampioneve 2020/2021 pas një vonesës më shumë se një mujore.

Kjo vonesë është shkak i pandemisë COVID-19, pasi edicioni i kësaj gare 2019/2020 ishte shtyrë si rezultat i karantinimit të përmasave globale.

Ndeshjet kryesore të ditës së sotme do të jenë përballja në mes Paris Saint Germain kundër Manchester United-it në kuadër të grupit “H”, ndërsa Chelsea do të përballet me ekipin spanjoll, Sevilla.

Barcelona do ta ketë një punë pak më të lehtë me ekipin hungarez Ferencvaros.

Ndërsa kampioni i Italisë, Juventuesi, do të ballafaqohet me Dynamo Kiev-in. /Insajderi.com