fbpx

Sonte jepet premiera e filmit të parë kosovar në garën e Berlinales

Sonte jepet premiera e filmit të parë kosovar në garën e Berlinales

Filmi i parë kosovar i cili do të ketë premierën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Berlinale”, do të jepet sonte, shkruan Insajderi.

“Në mes” filmi me regji të Samir Karahodës është në garë ndërkombëtare të filmave të shkurtër në “Berlinale Shorts”.

Ky film është inspiruar nga projekti fotografik “Vëllezërit kosovarë” në të cilin Karahoda ka punuar në vitin 2011.

Tani në Berlinale, sipas një njoftimi në rrjetin social Facebook, veç janë duke u bërë intervistat e fundit me regjisorin Karahoda, para se filmi ta ketë premierën.

Kjo është hera e parë që një film nga Kosova pranohet në garën e “Berlinales”, i cili njihet si një nga festivalet më prestigjioze në botë. Filmi trajton dy tema paralelisht: fenomenin e ndërtimit të shtëpive të njëjta dhe emigrimin e cila veçmas theksohet nëpër këto familje. Nëpërmjet personazheve, portretizon marrëdhënien dhe solidaritetin në mes vëllezërve; sakrificën dhe vendosmërinë e prindërve për të mbajtur harmoninë brenda familjes; kuptimin dhe rëndësinë e shtëpisë dhe shpresës në mes kthimit ose jo në vendlindje.

Filmi është financuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, ndërsa ky është rrugëtimi i parë i tij./ Insajderi.com

Final interviews, hours before the premiere… Tonight we rock

Posted by Eroll Bilibani on Tuesday, 12 February 2019