Sonte kuptohet edhe dy çerekfinalistë

Sonte kuptohet edhe dy çerekfinalistë

Liverpool dhe PSG do t’i presin më me relaksim dy skuadrat që i mposhtën në ndeshjen e parë të fazës eliminatore 1/6 e finales së Champions League, pasi e mposhtën Leipzig-un dhe Barcelonën.

PSG shënoi fitore 1-4 në “Camp Nou”, ndërsa Liverpool triumfoi në “Red Bull Arena” 0-2.

Nga Barcelona ka shpresë që rezultati ‘do të përmbyset”.

Kështu shpreson trajneri Ronald Koeman dhe presidenti ri i klubit, Joan Laporta.

Ndërsa, Liverpool që po kalon formë të dobët në Premier League pret në “Anfield”, skuadrën gjermane të themeluar në vitin 2009 – e cila edicionin e kaluar kishte arritur në gjysmëfinale në Champions League. /Insajderi.com