Sonte, Legia vs Drita – asnjë skuadër kosovare nuk ka arritur kaq lartë sa Drita

Sonte, Legia vs Drita – asnjë skuadër kosovare nuk ka arritur kaq lartë sa Drita

Sonte, në Poloni, luhet ndeshja më e madhe në historinë e klubeve kosovare në garat evropiane. Drita ka udhëtuar në Poloni dhe do të ndeshet me skuadrën e madhe polake, Legia.

Ky sukses i Dritës, është suksesi më i lartë i arritur ndonjëherë nga një skuadër kosovare, pasi askush nuk ka arritur të kalojë rrethin e dytë të kualifikimeve të Ligës së Europës, njofton Insajderi.

Të dy skuadrat kanë rezultuar negative në testin për Covid 19 dhe asnjëra skuadër nuk ka të konfirmuar ndonjë mungesë në formacion, por Drita, mund të ketë shqetësimin e kapitenit Ardi Limani, i cili është lënduar në stërvitje para dy dite dhe nuk e ka të sigurtë paraqitjen në këtë takim.

Takimi fillon në ora 20:30 dheluhet në stadiumin Wojska Polskiego – gjykohet nga Ozkahya/Insajderi.com.