Sonte luhen ndeshjet gjysmëfinale të “playoff”-it në Ligën e Kombeve

Sonte luhen ndeshjet gjysmëfinale të “playoff”-it në Ligën e Kombeve

Sonte (të enjten), luhen ndeshjet gjysmëfinale të “playoff” të vlefshme për kampionatin evropian të vitit 2021, ku ndeshja më e rëndësishme për shqiptarët, luhet në Maqedoninë e Veriut, mes nikoqirëve maqedono – verior dhe “Dardanëve” të Challandes, njofton Insajderi.

Krahas ndeshjes mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në divizionin D, luhet gjysmëfinalja tjetër mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë, që këto ekipe, njëra prej tyre mund të jetë potencialisht kundërshtare e Kosovës në finalen e 12 nëntorit.

Në divizionin A të Ligës së Kombeve, luhen dy gjysmëfinale, ajo mes Bullgarisë dhe Hungarisë, dhe tjetra mes Islandës dhe Rumanisë.

Në divizionin B, luhen gjysmëfinalet mes Bosnja dhe Hercegovinës kundër Irlandës së Veriut, ndërsa ndeshja tjetër gjysmëfinale është ajo mes Sllovakisë dhe Irlandës.

Në divizionin C, luhen sfidat gjysmëfinale mes Norvegjisë dhe Serbisë, dhe Skocisë me Izraelin.

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 20:45, me përjashtim ajo mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë që zhvillohet me fillim nga ora 18:00. /Insajderi.com