Sonte ndeshjet në Europa League, Man. United vs Milan kryendeshja

Sonte ndeshjet në Europa League, Man. United vs Milan kryendeshja

Do të luhen sot tetë sfidat e vlefshme për Ligën e Europës, disa nga ora 18:55 e disa të tjera nga ora 21:00, njofton Insajderi.

Padyshim që vëmendja do të jetë te përballja mes “djajve”, Manchester United dhe Milan-it. Dy ekipet prestigjioze të Europës, rikthehen të përballen mes tyre pas plot 11 vitesh, në një nivel më poshtë se Champions League.

Në fushë gjithashtu do të zbresë edhe Roma e Marash Kumbullës, si dhe Dinamo e Zagrebit, ku aktivizohet Lirim Kastrati.

Roma pret në ‘Olimpico’ vizitorët e Shakhtar-it, ndërsa kroatët janë mysafirët të Tottenham. /Insajderi.com