fbpx

Sonte në Insajderi: Rrëfimi i bashkëshortes për burrin dhe djalit për babain e zhdukur që 20 vite

Sonte në Insajderi: Rrëfimi i bashkëshortes për burrin dhe djalit për babain e zhdukur që 20 vite

Në kohën kur po flitet për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, Insajderi intervistuar familjarët e Rexhep Mazrekut – i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, për të folur me ata për atë se si e shohin trajtimin e temës së pagjeturve në dialogun e deritanishëm mes Kosovës e Serbisë.

Bashkëshortja, Ganimetja dhe djali i tyre Dritoni janë të shprehur të zhgënjyer për punën që kanë bërë institucionet tona për fatin e Rexhepit dhe 1646 persona të tjerë, të cilët vazhdojnë të jenë të zhdukur tash e 20 vite.

Familjarët e Rexhepit mbajnë shpresat që Ekipi Negociator do të jetë më i vëmendshëm për temë e të pagjeturve. Madje djali i tyre Dritoni ka një kërkesë për delegacionin shtetërorë.

Intervistën me bashkëshorten dhe djalin e Rexhep Mazrekut do të mund ta ndiqni live sonte në orën 20:00 në faqen e Gazetës Insajder.