Serie A këtë javë mund ta ketë kampionin e ri

Serie A këtë javë mund ta ketë kampionin e ri

Interi sonte mund të shpallet kampion i Serie A në rast se e mposhtë Crotonen në udhëtim dhe Alalanta gabon kundër Sassuolos.

Neurazurët, kanë grumbulluar 79 pikë pas 33 ndeshjeve të zhvilluara në Serie A dhe janë gati ta fitojnë Serie A pas 11 viteve.

Në vitin 2010, Interi ishte shpallur kampion, po atë sezon kishin fituar “tripletën”, në drejtimin e Jose Mourinhos.

Një vit më vonë, Milan kishte barazuar numrin e trofeve të ligës, 18 me 18. Tash skuadra e Antonio Conte e ka mundësinë – ta bëjë diferencën. Titullin e 19 në Serie A.

Pas Crotones, Interi deri në fund të kampionatit do të zhvillojë ndeshje edhe kundër Sampdoria, Romës, Juventuesit dhe Udineses.

Njëherishit Interi do ta shkëputë dominimin nëntë vjeçar të Juventuesit në Itali.  /Insajderi.com