fbpx

Sonte transmetohet dokumentari i InDoks “Mafiozi Shqiptar”

Sonte transmetohet dokumentari i InDoks “Mafiozi Shqiptar”

Ismet Osmani- Curri dukej i paprekshëm, por në fund Prokuroria Kosovare morri guximin që ta arrestoi atë dhe një grup të dyshuar fajdexhinjsh. Por, cila është historia e këtij biznesmeni të përmendur si mafioz ndërkombëtar?

#InDoks në dokumentarin “Mafiozi Shqiptar”, me autor Visar Duriqi, zbulon një anë krejt të pa njohur të “Currit”, lidhjet e të cilit nuk përfundojnë vetëm te mafia në Çeki, e politika në Kosovë, por shkojnë deri te njerëz që janë partnerë biznesi me oligarkë të rrethit të afërt të Vlladimir Putinit.

Të dielën në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe #live në Insajderi zbulohet një histori kriminale me fajde, detyrim, bastore, prona milionëshe e incidente kriminale si në filmat e “Hollywoodit”./ Insajderi.com