Sonte transmetohet dokumentari “Lufta e pistë”

Sonte transmetohet dokumentari “Lufta e pistë”

Dokumentari “Lufta e pistë” transmetohet sonte në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi.

Zgjedhjet e 6 tetorit të këtij viti në përgjithësi u konsideruan si të mira. Dikush i përshkroi edhe si zgjedhje të nivelit të demokracive perëndimore. Por, çka ndodhi në prapaskenë?

Çka ndodhi pasi që u mbyllën kutitë? Sa pati vjedhje, manipulim e avullim votash brenda partive dhe kandidatëve të ndryshëm? Sa vota pastaj u morën nga një parti e shkuan tek një tjetër? Sa masiv është ky operacion i vjedhjeve edhe brenda llojit në politikën kosovare dhe si e ka stimuluar këtë fenomen sistemi gjyqësor në vend?

Janë vetëm disa prej pyetjeve që marrin përgjigje në këtë dokumentar të InDoks. Është një dokumentar për luftën e pistë të kandidatëve për deputetë që për ironi ata vijnë në Kuvend për të bërë shtet ligjor, por del që një pjesë e tyre e marrin këtë pozitë përmes krimit.