InDoks sonte transmeton dokumentarin "Albin Sh(Kurti) në 19:50 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi.

Një fushatë madhështore, dhe një fest" />

InDoks sonte transmeton dokumentarin Albin (Sh)Kurti

InDoks sonte transmeton dokumentarin Albin (Sh)Kurti

InDoks sonte transmeton dokumentarin “Albin Sh(Kurti) në 19:50 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi.

Një fushatë madhështore, dhe një festë e madhe ditën e zgjedhjeve. Negociata të vështira, por kur e bënë koalicionin LDK-ja e Isa Mustafës e Vetëvendosja e Albin Kurtit e quajtën ‘koalicioni i shpresës’. Thanë edhe që presin që të qeverisin së paku dy mandate bashkë.

Ende pa u bërë dy muaj Qeveria Kurti përfundoi duke u rrëzuar me votat e shumicës absolut të deputetëve. Të gjithë të tjerët kundër tij dhe Vetëvendosjes. Me pak përjashtime.

InDoks në këtë episod do të trajtoj historinë e shkurtër, e shumë kontroverse të dikur idealistit të bashkimit kombëtar, tash kryeministrit kosovar në detyrë. Pse ai ra kaq shpejt? A ishte e shmangshme rënia e tij? Shkarkimi i Agim Velit e taksa 100% a janë dy shkaqet e vërteta që e çua në këtë drejtim Qeverinë e Kurtit? Cilat janë prapaskenat  e krejt kësaj historie dhe sa e vërtetë është ideja që në mes Hashim Thaçit e Aleksandër Vuqiçit ka një marrëveshje sekrete për shkëmbim territores?