Sonte zero raste në Ferizaj

Sonte zero raste në Ferizaj

Sonte nuk është shënuar asnjë i prekur me virsun Covid-19 në Ferizaj, njofton komuna e këtij qyteti.

“Nga mostrat e marra sot tek rastet e dyshuara me COVID-19 në Ferizaj, që të gjitha kanë rezultuar negative, pra nuk kemi raste të reja të konfirmuara pozitivisht me COVID-19 në Ferizaj”, thuhet në njoftim, shkruan Insajderi.

“Urojmë që kjo tatëpjetë e numrit të infektuarve ta përcjellë Ferizajn edhe ditëve në vijim e ju bashkëqytetarë, na dëgjoni, qëndroni në shtëpi shpejt do t’ia dalim”.

Ferizaj tash për tash është vatra e Koronavirusit me 81 të prekur.