Sophia Loren po luan në filmin e parë pas 11 vjetësh

Sophia Loren po luan në filmin e parë pas 11 vjetësh

Aktorja italiane Sophia Loren do të luajë në një film artistik për herë të parë në një dekadë, e gjitha kjo falë platformës së transmetimit, Netlix.

Drama e re e transmetuesit në gjuhën italiane, ” The Life Ahead”, me protagonist 86-vjeçaren Loren, do të debutojë më 13 nëntor, raporton Deadline, transmeton Insajderi. Filmi drejtohet nga djali i aktores, Edoardo Ponti.

“Kur djali im më propozoi rolin, ishte një ëndërr e vërtetë. E kapa menjëherë mundësinë”, tha Loren për Deadline. “Më pëlqente ta portretizoja zonjën Rosa. Ajo është e ashpër, është e brishtë, është e mbijetuar. Në shumë mënyra, ajo më kujton nënën time”.

Fituesja i Çmimit të Akademisë (“Two Women” të vitit 1961) luan një grua hebre dhe një të mbijetuar të Holokaustit që ndihmon në rritjen e fëmijëve të prostitutave. /Insajderi.com