Sot janë bërë 9 vite prej se ka ndërruar jetë B" />

Sot 9 vite më parë ndërroi jetë Bekim Fehmiu – skandali që shkaktoi atë ditë Kuvendi i Kosovës

Sot 9 vite më parë ndërroi jetë Bekim Fehmiu – skandali që shkaktoi atë ditë Kuvendi i Kosovës

Sot janë bërë 9 vite prej se ka ndërruar jetë Bekim Fehmiu, aktori nga Kosova me famë botërore.

Ai ishte aktori i parë që e shpërtheu perden e hekurt të diktaturës komuniste të Evropës Lindore, dhe luajti në shumë filma e seriale televizive.

Aktori në shumë gjuhë në ish republikat jugosllave, Itali (ku ishte më i njohur), SHBA, Gjermani, Francë, Çekosllovaki, Tunizi, ndërsa filmat e tij u shfaqen në të gjitha kontinentet dhe të titulluar në gjuhë të ndryshme.

Por jo njëjtë kishin menduar deputetët e Kuvendit të Kosovës, që në krye me Jakup Krasniqin patën refuzuar të mbanin një minutë heshtje për vdekjen e aktorit të përmasave të mëdha. Një arsyetim që patën nxjerrë në atë kohë, ishte se propozimet e tilla duhet të kalojnë nëpër procedura.

Këtë e ka rikujtuar sot edhe aktori kosovar, Kushtrim Hoxha. Ai ka thënë se ka dëshirë që t’ua përkujtojë turpin e tyre deputetëve kosovarë.

“Para 9 viteve me rastin e vdekjes së Bekim Fehmiut Kuvendi i Kosovës refuzoi ta nderoi Bekim Fehmiun me një minutë heshtje. Kam dëshirë me ja u përkujtu marren edhe pse e di që nuk skuqen”, ka thënë Hoxha. /Insajderi.com