
I nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti do të regjistrohet sot në orën 9:00 si deputet në Kuvendin e Kosovës.
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 116 deputetë nga gjithsej 120 deputetë,
Deputetët e tjerë që nuk janë regjistruar akoma janë Memli Krasniqi, Shqipe Pantina dhe Visar Ymeri.
Mosregjistrimi i deputetëve deri tani nuk paraqet problem pasi Kuvendi ka bërë të ditur se kjo procedurë ka për qëllim të lehtësimit teknik pasi një gjë e tillë nuk është e paraparë me dispozitat e Kushtetutës të Republikës së Kosovës dhe as me dispozitat e Rregullores së Kuvendit, shkruan Klan Kosova.
Në një njoftim të Kuvendit thuhet se deputetët mund të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për administratën e Kuvendit në çdo kohë të përshtatshme për deputetin.
Andaj lëshimi i afatit të caktuar nga Kryesia e Kuvendit për regjistrimin e deputetit, nuk ka pengesa për pjesëmarrje të deputetit në seancën konstituive të Kuvendit.