Sot dezinfektohet Prishtina, Ahmeti ka një kërkesë për qytetarët

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka një kërkesë për qytetarët pasi sot dezinfektohet qyteti.

Sot dezinfektohet Prishtina, Ahmeti ka një kërkesë për qytetarët

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se të hënën në ora 19:30 do të fillojë faza e katërt e dezinfektimit të qytetit.

Kjo si pjesë e programit të Komunës së Prishtinës në luftimin dhe parandalimin e përhapjes të mëtutjeshme së coronaviruist.

Ahmeti ka kërkuar nga qytetarët që gjatë kohës sa dezinfektohet qyteti të mbyllin dritaret dhe të limitojnë lëvizjet e tyre në qytet.

Po ashtu shoqatat e bletareve duhet të kanë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

Prishtina është vatra e coronavirusit në Kosovë, përkundër se në fillim të pandemisë ishte njëra ndër komunat më stabile në këtë drejtim. /Insajderi.com/