Sot dita e fundit për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore

Sot dita e fundit për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore

Partitë politike të cilët  pretendojnë që të hyjnë në zgjedhje në koalicion me një parti tjetër sot e kanë ditën e fundit për ta deklaruar atë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate ishin partitë e para që nënshkruan marrëveshje në mënyrë që të kenë një listë të përbashkët me kandidatë për deputetë.

Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re ishte koalicioni i dytë që iu prezantuar qytetarëve të vendit, ndërsa këtyre iu është bashkuar edhe Partia e Drejtësisë.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke punuar intensivisht, siç thonë nga të dy anët e partisë, për të arritur një marrëveshje koalicioni.

Mirëpo, fakti se kujt do t’i takojë mandatari për kryeministër duket se është aktualisht pika ndarëse mes dy partive.