Sot ditë me shi e shkarkime rrufesh

Sot ditë me shi e shkarkime rrufesh

Mot i ndryshueshëm i përcjellur me riga shiu të intensitetit mesatar dhe me shkarkime rrufesh pritet të mbajë sot e gjatë pesë ditëve të ardhshme, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s. /Insajderi.com