Sot do të mblidhen disa komisione parlamentare

Sot do të mblidhen disa komisione parlamentare

Të martën do të mblidhen disa komisione parlamentare.

Do të mbahet mbledhja e Komisionit për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Kjo për ta bërë prezantimin e Raportit të shqyrtimit post-legjislativ.

Po ashtu do të mblidhet edhe  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të shqyrtojë Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, për vitin 2020.

Gjithashtu, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të diskutojë planin për mbikëqyrjen e procesit integrues 2020-2021 si dhe dhe inkuadrimi i të gjeturave në planin e punës se komisionit.

Edhe Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport do të mbajë mbledhje.

Do të shqyrtohet për listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Është paraparë që sot të mblidhet edhe Komisioni Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, ku do të raportojë ministry Faton Peci.

Si dhe Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti do të shqyrtojë raportin e panelit për zgjedhjen e “Drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit”. /Insajderi.com