Sot e pasur dhe e famshme, por dikur këngëtarja shqiptare shiste këpucë

Sot e pasur dhe e famshme, por dikur këngëtarja shqiptare shiste këpucë

Sot është një nga këngëtaret më të njohura dhe të pasura, këngët e të cilës kanë bërë bujë në të gjithë botën dhe dëgjohen nga të gjithë. Bëhet fjalë për këngëtaren me origjinë
Rita Ora e cila së fundmi i është përgjigjur pyetjeve të fansave në Twitter ku dhe ka zbuluar profesionin e saj të parë. Përpara se të bëhej kaq e famshme, bukuroshja shqiptare ka punuar në një dyqan këpucësh ku shiste atlete. Njëra nga fanset e ka pyetur në Twitter se çfarë këshille do i jepte vetes së saj kur ishte 16 vjeçe dhe një shitëse këpucës.

“Kam kaluar kohën më të mirë atje. Punoja bashkë me një miken time të ngushtë. Nuk pendohem për asgjë, sepse kam njohur shumë njerëz. Madje atje njoha disa njerëz që punojnë në labelin tim dhe unë u shisja atlete”, ka treguar Rita plot krenari.