Sot është dita – Moldavia vs Kosova

Sot është dita – Moldavia vs Kosova

Sot, në Parma të Italisë, zhvillohet ndeshja e parë e grupit “C”, në Ligën e Kombeve, në mes shtetit të Moldavisë dhe shtetit të Kosovës.

Kosova bënë pjesë në grup me Greqinë, Sllovenin dhe Moldavinë.

Favorit të grupit konsiderohen Kosova dhe Greqia, por edhe Sllovenia është aty me përvojën e saj.

Për këtë ndeshje, Kosova është pothuajse e kompletuar, pasi shqetësohet vetëm me mungesën e sulmuesit Vedat Muriqi, i cili vuan nga një lëndim dhe nuk është i gatshëm për lojë.

Ekipit kombëtar, gjatë ditës së djeshme i janë bashkuar edh lojtarët si Rashica, Kololli, Kryeziu, Shala etj, por që këta, nuk do të mund të udhëtojnë me ekipin në Kosovë, pasi janë ndaluar nga ekipet e tyre.

Ndeshja fillon në ora 20:45 dhe luhet në stadiumin “Ennio Tardini”./Insajderi.com.