Pas rekomandimit të KE për hapjen e negociatave me Shqipërinë ka reaguar ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili e cilësoi si një ditë të madhe për Shqipërinë.

“Sot është një ditë e madhe për Shqipërinë”

Bushati thotë se mesazhi është i qartë se reformat e ndërmarra po japin fryte. Më tej, ai shprehet se kjo është një ditë për të përveshur mëngët dhe vijuar punën.

“BE rekomandon qartë dhe fort hapjen e negociatave për anëtarësim. Mesazh i qartë se reformat e thella dhe të pareshtura që kemi ndërmarrë për shtetformim, më në fund po japin fryte, dhe se rajoni është pjesë organike e Evropës. Kjo është një ditë për të përveshur mëngët dhe vijuar me punën e madhe. Faleminderit @ HR @ Hahn për angazhimin dhe mbështetjen tuaj në rrugëtimin tonë”, shkroi Bushati në Twitter.