Sot fillon aksioni për pastrimin e Skenderajt

Sot fillon aksioni për pastrimin e Skenderajt

Në kuadër të shënimit të Ditës së Tokës, që mbahet më 22 prill, Komuna e Skenderajt do të zhvillojë aktivitete për pastrimin e qytetit.

Me këtë rast, Komuna e Skenderajt ka ftuar të gjithë qytetarët t’i bashkohen këtij aksioni për pastrimin e qytetit.

Aksioni nis në ora 10:00 dhe takimi do të bëhet tek objekti i Komunës ku do të vazhdohet në disa rrugë dhe lagje.

Fillimisht do të bëhet mbjellja e luleve dhe drunjëve dekorativ në qytet, pastaj do të bëhet pastrimi i sheshit “Adem Jashari”, më pas do të kalohet në rrugët “28 Nëntori”, “Ilaz Kodra”, “18 Qershori” dhe rruga “Sala dhe Hamit Jashari”.

Po ashtu, do të pastrohen nga kompania përgjegjëse edhe parqet “Idriz Rreci”, “Shaban Polluzha” dhe Parku Amerikan i Lirisë.

Gjatë ditës së sotme do të mbahen edhe ligjërata dhe pastrim i parqeve në shkollat fillore dhe të mesme nga nxënësit.