Sot fillon aplikimi online për patentë shofer

Sot fillon aplikimi online për patentë shofer

Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët Kosovës që nga sot, do të aplikojnë në versionin elektronik për patentë shofer.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se me qëllim të zbatimit të Ligjit për Patentë Shofer të Republikës së Kosovës,  nga sot, më datë 7  prill 2017, Agjencia për Regjistrim Civil e MPB-së,  do të vendosë  versionin e ri të Sistemit Elektronik të aplikimit për patentë shofer të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

Aplikimi do të bëhet në të gjitha qendrat për pajisje me dokumente në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil, ka njoftuar MPB.