Sot fillon numërimi i votave me kusht

Sot fillon numërimi i votave me kusht

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), të hënën procesi i numërimit të votave me kusht për zgjedhjet lokale të mbajtura të dielën e 17 tetorit.

Lajmin e ka konfirmuar për Shqip.com – zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Gjatë ditës së sotme planifikojmë të bëhet numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. Mediat dhe vëzhguesit do të njoftohen paraprakisht për orën e fillimit të numërimit”, ka thënë ai.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi

Në këto zgjedhje, votimi me kusht ka vlejtur vetëm brenda komunës ku votuesi ka qenë i regjistruar.

Të dielën në QNR ka përfunduar numërimi i votave jashtë Kosovës, të cilat janë dërguar përmes postës në adresë të KQZ-së gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor.

Nga numërimi i këtyre votave në 15 komuna kryesojnë kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje (Prishtinë, Prizren, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë, Podujevë, Fushë Kosovë, Obiliq, Kamenicë, Shtime, Drenas, Malishevë, Vushtrri, Kaçanik).

Në shtatë komuna më shumë vota nga diaspora kanë kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (Pejë, Istog, Dragash, Junik, Suharekë, Lipjan, Novobërdë).

Ndërsa, në tri komuna prijnë kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës (Viti, Skenderaj, Hani i Elezit), ngjashëm sikurse kandidatët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët janë të parët në tri komuna (Rahovec, Deçan, Klinë)./Insajderi.com