Sot lirohen 95 persona të karantinuar në Konvikte, rezultuan negativ në testin për koronavirus

Sot lirohen 95 persona të karantinuar në Konvikte, rezultuan negativ në testin për koronavirus

Kanë rezultuar negativë 95 persona të cilët po qëndrojnë të izoluar në konviktet e studentëve në Prishtinë.

Testimi i këtij grupi u bë dje dhe ky është grupi i tretë nga Qendra e Studentëve.

Izet Sadiku, infektolog në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka konfirmuar se grupi në fjalë lirohet sot në shtëpi.

“Karantina- COVID19 Sot është testuar edhe grupi i tretë i personave të vendosur në Karantinë në Qendrën e Studentëve.Janë testuar 95 persona 0për COVID19 dhe të gjithë janë negativ!Nesër (e dielë) ky grup lirohet në shtëpi!#rrinshpi“, ka shkruar Sadiku.

Ndryshe, numri i të infektuarve me koronaivrus në Kosovë ka arritur në 140. Nga ky numër, 23 janë shëruar, ndërsa një ka ndërruar jetë. Insajderi.com