Sot luhet super finalja e Kupës – Prishtina vs Ballkani

Sot luhet super finalja e Kupës – Prishtina vs Ballkani

Sot me fillim nga ora 17:45, në stadiumin FAdil Vokrri, do të përballen Prishtina dhe Ballkani, në finalen e Digitalb Kupës se Kosovës në Futboll.

Finalja e Kupës, do të ketë rendësi të veçantë për të dy ekipet, pasi përveç Kupës, ato do të arrijnë të sigurojnë edhe pjesëmarrjen në garat evropiane, pasi që përmes ligës, të dy ekipet kanë dështuar të sigurojnë pjesëmarrje në këto gara, duke përfunduar në pozitat tre dhe katër, raporton Insajderi.

Për të arritur në finale, kryeqytetasit eliminuan Drenicën në gjysmëfinale, kurse skuadra nga Suhareka eliminoi Feronikelin./Insajderi.com.