Sot mbahet vazhdimi i seancës konstituive

Sot mbahet vazhdimi i seancës konstituive

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se sot duke filluar nga ora 10:00 është thirrur vazhdimi i seancës konstituive, në të cilën pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë zgjedhja e kryetarit të Parlamentit dhe nënkryetarëve.

Në seancë pritet të marrin pjesë vetëm Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LAA, ndërsa fituesja e zgjedhjeve koalicioni PAN nuk do të jetë pjesë e seancës.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme kryesuesi i seancës Adem Mikollovci në një intervistë për Gazetën Express, ka thënë se sot do të ketë dy befasi gjatë seancës.

Po ashtu në anën tjetër Shtetet e QUINT-it kanë bërë thirrje të gjithë deputetëve që të marrin pjesë në seancën e sotme. /Insajderi.com