Sot mblidhen tri komisione parlamentare

Sot mblidhen tri komisione parlamentare

Tri komisione parlamentare do të mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës, njofton Insajderi.

Nga ora 10:00 e paradites, do të mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Pikë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i raportit të auditimit të performancës të teknologjisë së informacionit në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, qeverisja dhe menaxhimi i operacioneve dhe siguria e sistemeve. I ftuar në këtë komision do të jetë kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Në orën 13:00 do të mblidhet Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Komisioni do të shqyrtojë propozim-vendimin e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit.

Gjithashtu do të shqyrtohet edhe raporti vjetor i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2020.

Gjithashtu anëtarët e këtij komisioni do të shqyrtojnë edhe propozimin për nismën legjislative ligjit me Projektligjin për Mbrojte nga Dhuna në Familje.

Ndërsa, nga ora 15:00 do të mblidhen deputetet e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë. /Insajderi.com