Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të hënën në orën 12:00 për të diskutuar pikat e rendit të ditës dhe përgatitjet për seancën e re plenare.

Ndër këto pika, hyn interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, për faljen e gjobave ndaj bizneseve të prekura nga pandemia.

Ky është rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për Seancë plenare:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  4. Interpelancë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”,
  5. Votimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
  6. Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020,
  7. Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19,
  8. Propozimi i një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave. /Insajderi.com