Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban sot mbledhje, me kërkesë për seancë të jashtëzakonshme për t’i ratifikuar disa marrëveshje me Bashkimin Evropian.
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të mbahet në ora 11:00.
Kërkesa për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme me pikat e rendit të ditës:
Votimi i Projektligjit nr. 06/L-090 për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian,
Votimi i Projektligjit nr. 06/L-094 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët”,
Votimi i Projektligjit nr. 06/L-095 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport.