Sot mblidhet Kuvendi, në rend dite shqyrtimi i këtyre projektligjeve

Sot mblidhet Kuvendi, në rend dite shqyrtimi i këtyre projektligjeve

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të martën në seancë të rregullt plenare, njofton Insajderi.com.

Kjo seancë pritet të fillojë nga ora 10:00, derisa në rend dite janë 25 pika.

Sot pritet të shqyrtohen një numër shumë i madh i projektligjeve të reja apo plotësim-ndryshimi i tyre.

Deputetët pritet ta bëjnë edhe shqyrtimin e raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2020, dhe atë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Një nga projektligjet që do të shqyrtohet nga të zgjedhurit e popullit është ai për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Jashtë Vendit.

Një tjetër projektligj që do të shqyrtohet për ndryshim-plotësim është edhe ai për festat zyrtare.

Ndryshim-plotësimi i Ligjit për Shëndetësi dhe atij për Sigurim Shëndetësor pritet të ndodhë gjithashtu në Kuvend të martën.

Rendi i ditës​:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-036 për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Jashtë Vendit,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-020 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-213 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale,
  8. Shqyrtimi i parë i Projekt-kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,
  9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-037 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-76 për shëndetin riprodhues,
  10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-038 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-192 për transplantimin e indeve dhe qelizave,
  11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-039 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-024 për shërbimin mjekësor emergjent,
  12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-040 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-156 për kontrollin e duhanit,
  13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-041 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-023 për mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri,
  14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-042 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-249 për sigurimin shëndetësor,
  15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-043 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-125 për shëndetësi,
  16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-044 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-110 për ndërprerjen e shtatzënësisë,
  17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-045 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-042 për gjak dhe përbërës të gjakut,
  18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-109 për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse,
  19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-047 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-190 për produkte dhe pajisje medicinale,
  20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-048 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-78 për shëndetësi publike,
  21. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-049 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-38 për Inspektoratin shëndetësor,
  22. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-050 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/22 për Inspektoratin sanitar të Kosovës,
  23. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-051 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/38 për të drejtat dhe përgjegjësitë e banorëve të Kosovës në sistemin shëndetësor,
  24. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2020,
  25. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.