Qeveria Kurti sot do ta mbajë mbledhjen e radhë, njofton Insajderi.
“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: 14:00”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.
Në njoftim nuk janë cekur pikat e rendit të ditës.
Sot po ashtu do të mblidhet edhe Kuvendi i Kosovës për të diskutuar për menaxhimin e pandemisë si dhe sigurimin e vaksinave.
Shefi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kërkuar nga Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, që të marrin pjesë në seancë. /Insajderi.com