Qeveria e Kosovës pritet të mblidhet sot për shqyrtimin e masave anti-COVID.
Siç merr vesh Gazeta Online Insajderi, kabineti qeveritar mblidhet gjatë pasdites së sotme.
Rreth dy javë më parë Qeveria ka vendosur masa të reja anti-COVID, ndër të cilat ishte edhe lejimi vetëm i shërbimit “merr me vete” për gastronominë.
Po ashtu shkollat e mesme dhe universitetet kaluan në mësim online për dy javë.
Ndërsa u vendos edhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 05:00. /Insajderi.com