Sot mot i vranët dhe me shi

Sot mot i vranët dhe me shi

Sot do të mbajë një mot i ndryshueshëm nga ditët e para të kësaj jave, njofton Insajderi.

Fundjava do të përfundojë me mot kryesisht të vranët.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik (IHK), nga ku njoftohet se vranësirat herë-herë parashihen të shoqërohen me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7 m/s. /Insajderi.com