
Isë Llapqeva është një këngëtar i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo popullore rapsodike, njofton Insajderi.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vëllai i tij, këngëtari Hamz Llapqeva.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot (15 shtator) në ora 16:00 në varrezat e Prizrenit.
Më poshtë njoftimi i plotë:
“Miq dhe dashamirë tē nderuar, ju njoftojmë me pikëllim te thell se sot me datë 15 shtator 2020 në moshēn 76 vjeqare vdiq Vllau, Prindi ynë: Isë Imer Llapqeva.
Varrimi do të bëhet sot me 15 shtator ditë e marte në ora 16;00 me Iqindi në varrezat e Prizrenit
Me dhimbje të thellē Familja Llapqeva.”
Me datë 10 Janar 2020, Ali Krasniqi, Halil Bytyqi dhe Isë Llapqeva publikojnë videoklipin “Odat Tona Janë Kanë Shkollë”, ky njëherësh konsiderohet projekti i tij i fundit. /Insajderi.com