Sot në Kosovë vjen një zyrtar i lartë i Turqisë

Sot në Kosovë vjen një zyrtar i lartë i Turqisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu do të vizitojë Kosovën.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu. Takimi mbahet në kabineti i Presidentit, ora 18:30.

Kjo vizitë e Ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, vije pas deportimit-rrëmbimit të gjashtë shtetasve turq nga ana e institucioneve të sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me organet e Turqisë e cila ndodhi pranverën e këtij viti.