“Sot nga ETC mu vodhën 120 euro, mu vodh djersa e mundi im”

“Sot nga ETC mu vodhën 120 euro, mu vodh djersa e mundi im”

Amar Pushka ditë më parë e ka lënë punë në ETC – siç ka thënë për shkak të presioneve nga menaxhmenti vetëm pse ai ka deklaruar publikisht që do ta votojë Vetëvendosjen.

“Sot isha për ta tërheq rrogën time të fundit si punëtor i ETC-së, pasi shkova në bankomat u befasova me atë çka pashë, në xhirollogari më kishin dalë vetë 141.46 €, edhe pse paga ime mujore ishte 260 €”, ka shkruar Pushka, transmeton Insajderi.

Sot isha për ta tërheq rrogën time të fundit si punëtor i ETC-së, pasi shkova në bankomat u befasova me atë çka pashë,…

Gepostet von Amar Pushka am Freitag, 18. Oktober 2019

“Pasi e kontaktova menaxherin pse ka ndodhë kjo gjë i njëjti me tha kinse për shkak që e kam lëshuar punën, edhe pse unë e kisha përfunduar muajin si punëtor i ETC-së dhe pastaj i kisha njoftuar që nuk do të punojë për shkak presionit të stafit të ETC-së ndaj meje vetëm pse kisha deklaruar që do ta votojë Vetëvendosjen, e asesi nuk do të votoja imponimet që na i bënte Ramiz Kelmendi”.

“Pa asnjë bazë juridike sot mua nga ETC mu vodhën 120 €, mu vodh djersa e mundi im”!

Aktivisti i VV-së e lë punën tek ETC e Ramiz Kelmendit për shkak të presioneve që s’e votoi PDK-në

insajderi.com